Arsenali ndërron qasjen për Xhakën

  • S.A /
  • 31 July 2021 - 10:20
Arsenali ndërron qasjen për Xhakën

Topçinjtë tani po shqyrtojnë fuqishëm një ofertë të re për rinovimin e kontratës për mesfushorin

Arsenali ka ndryshuar qasjen me Granit Xhakën dhe befasisht raportohet se tani mund të propozojë një zgjatje të kontratës për mesfushorin pavarësisht ofertës nga Roma, ofertë që tashmë e ka në tavolinë, raporton “Athletic”.

Xhaka pritej të largohej nga klubi këtë verë pas sezonit për t’u harruar të Arsenalit.

Por, paraqitjet e tij fantastike në Euro 2020, duket se ka qenë një pikë kthese që klubi ta mbajë.

Arsenali e konsideron tani të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, i mbetet Xhakës të vendosë, të insistojë t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, apo të pranojë rinovimin e kontratës.

(Kosova Sot Online (