Rikthehet Simone Biles, vendos të garojë në finalen e traut të ekuilibrit

  • G.G /
  • 02 August 2021 - 14:10
Rikthehet Simone Biles, vendos të garojë në finalen e traut të ekuilibrit

Simone Biles do të garojë në finalen e trarit të ekuilibrit të martën, duke e shfrytëzuar mundësinë e fundit për ta fituar një medalje individuale olimpike në Tokio 2020, pasi ishte tërhequr nga katër finale të tjera paraprakisht.

Gjimnastja amerikane nuk ka garuar që prej finales ekipore javën e kaluar, ku ajo u paraqit në kërcim kali por jo edhe në aparaturat e tjera, duke thënë se donte ta mbronte shëndetin mendor.

24-vjeçarja, katër herë kampione olimpike, vlerësohet si gjimnastja më e mirë amerikane në histori dhe ishte favorite para lojërave.

Biles e fitoi medaljen e bronztë në Rio 2016.

Amerikania mbërriti në Tokio me mundësinë për t’i fituar gjashtë medalje të arta, dhe shanset e saj ishin reale sepse i tillë ka qenë mbizotërimi i saj në këtë sport.

(Kosova Sot Online)