Isco-Milan, po ndodh

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 23:47
Isco-Milan, po ndodh

Isco është duke u menduar mirë ku të vazhdojë karrierën.

Në Real Madridi ai ka qenë nën hije që disa vite, duke humbur edhe shkëlqimin e dikurshëm që kishte në fushë, e që mahniste me topin tifozët e këtij sporti.

Për të rikthyer vitet e arta, Isco mendon se s’do të mund ta bëjë në Madrid, por në një vend tjetër, që është Milani.

Në anën tjetër Reali është i hapur për oferta, pasi ka nevojë për para që të bëjë goditjen e madhe të verës, ta blejë Kylian Mbappen.

Isco kohët e fundit është në kontakt me mikun e tij te kuqezinjtë, Brahim Diaz.

Ai ka marrë fjalë të mira për projektin e Milanit. Kështu Isco është duke menduar para një ofertë për kalimin te 7 herë fituesit e Champions League.

Mbetet të shihet se sa i gatshëm do të jetë Milani për të ofruar para, pasi Reali kërkon të shesë, por jo ta huazojë.

Isco është pjesë e Reali që nga viti 2013.

Deri më tani ai ka bërë 336     paraqitje dhe ka realizuar 51 gola, derisa ka dhuruar edhe shumë asiste.

Ai ka fituar shumë trofe, veçuar katër herë Ligën e Kampionëve. 


(Kosova Sot Online)