Kamberi i bashkohet klubit anglez Sheffield Wednesday

  • G.G /
  • 04 gusht 2021 - 12:59
Kamberi i bashkohet klubit anglez Sheffield Wednesday

Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

Gjithsesi sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Aberdeen në Skoci duke mos realizuar asnjë gol, është transferuar te një skuadër me emër të madh në futbollin anglez.

Sheffield Wednesday këtë sezon do të bëjë gara në League One.

Kamberi është transferuar në Angli në formë huazimi për 1 vit nga zviceranët e St Gallen të cilët zotërojnë kartonin e tij.

(Kosova Sot Online)