Benzema kthehet në stërvitje me Real Madrid

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 14:28
Benzema kthehet në stërvitje me Real Madrid

Lojtarët e Real Madrid u stërvitën si zakonisht të mërkurën në mëngjes, këtë herë të nxitur nga kthimi i Karim Benzema në Valdebebas.

Sulmuesi është kthyer në punë me Los Blancos pasi shijoi disa pushime fillimisht, kurse më pas është dashur të karantinohet kohët e fundit pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 para se të largohej nga Lyon.

Numri 9 u ribashkua me trajnerin e ri, Carlo Ancelotti pas kthimit të tij, dhe të dy u përqafuan në takimin e tyre të parë.

(Kosova Sot Online)