
Kaio Jorge arrin në Torino, po i kryen testet mjekësore

Kaio Jorge së shpejti do të hedhë të bardhën mbi të zezë.
Sulmuesi i Santos, Kaio Jorge, është në Torino për të kompletuar transferimin te gjiganti italian, Juventusi.
19-vjeçari po i kryen testet mjekësore dhe së shpejti do të zyrtarizohet nga ana e Juves.
Ndërsa tashmë Santos e ka zyrtarizuar shitjen e talentit brazilian që pritet të shkëlqejë në Serie A.
Ai do të luftojë me Alvaro Moratan për një vend në sulm krah Cristiano Ronaldo.
(Kosova Sot Online)