Renditja e re e FIFA-s, shpërblehen kampionët Italia e Argjentina – Belgjika e para

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 19:13
Renditja e re e FIFA-s, shpërblehen kampionët Italia e Argjentina – Belgjika e para

Italia u shpall kampione Europe në EURO 2020, por vendi i parë në renditjen e FIFA-s është “blinduar” nga Belgjika.

Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mancinit ka rikuperuar dy pozicione.

Italia pozicionohet në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lart.

Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi.

Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta.

Rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira. Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika përmbyll dhjetëshen e parë.


(Kosova Sot Online)