Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

  • G.G /
  • 05 August 2021 - 11:31
Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

Josip Ilicic tha se donte të largohej nga Atalanta, por opsioni i vetëm i mbetur për të është Milani, sipas raportimeve në mediat italiane.

Gian Piero Gasperini konfirmoi në një konferencë për shtyp se sulmuesi kishte kërkuar një transferim në fund të sezonit të kaluar, duke kërkuar një përvojë të re diku tjetër pas disa përplasjeve me trajnerin.

Atij iu tha se mund të largohej për çmimin e duhur, por deri më tani interesi i vetëm ka ardhur nga Milano, raporton gazeta Corriere di Bergamo.

Rossonerët po përpiqen të mbajnë kostot e ulëta dhe nuk do të ofrojnë më shumë se 5 milionë euro, ndërsa Atalanta dëshiron më afër 8 milionë euro për 33-vjeçarin slloven.

Ilicic është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022, megjithëse ekziston një mundësi për të vazhduar për një vit tjetër në marrëveshje.

Sezonin e kaluar, ai gjeti rrjetën shtatë herë dhe siguroi 11 asistime për shokët e tij të skuadrës në 38 ndeshje konkurruese për Atalantën.

Milani duhet të rris ofertën e tyre këtë javë, pasi Jens Petter Hauge është në prag të një huazimi me detyrimin për të blerë në Eintracht Frankfurt me vlerë 12 milionë euro.

(Kosova Sot Online)