Juventusi në garë me PSG-në për transferimin e Pogba

  • G.G /
  • 05 August 2021 - 14:51
Juventusi në garë me PSG-në për transferimin e Pogba

E ardhmja e Paul Pogbas mbetet ende e paqartë.

Pogba ka kontratë me Man Utd deri në qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventusi është e gatshme të ‘luftojë’ me PSG-në për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjatë afatit kalimtar të verës.

Në anën tjetër raportohet se edhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të heqin dorë nga futbollisti i tyre në mënyrë që të mos e humbin vitin e ardhshëm si futbollist i lirë.

United po kërkon rreth 50 milionë euro për 28-vjeçarin, shifër kjo që nuk konsiderohet e madhe për dy gjigantët evropian që do të luftojnë deri në fund për të fituar garën e nënshkrimit të tij.

Pogba ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” gjatë viteve 2012-2-16 kur më pas u largua në Angli.

(Kosova Sot Online)