Alidema rikthehet në Llap

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 15:45
Alidema rikthehet në Llap

Festim Alidema është lojtar i ri i Llapit. Futbollisti ofanziv në fakt është rikthyer në klubin llapjan, ku e kishte kaluar pjesën më të suksesshme të karrierës. Alidema ishte në kulmin e karrierës në sezonet 2017/18 e 2018/19.

Pasi i kishte zhvilluar 46 ndeshje, ai i kishte realizuar 12 gola dhe i kishte bërë 7 asistime me Llapin,

Më pas ishte transferuar në klubin kroat, Slaven Belupo. Aty nuk arriti të lindte gjurmë dhe u rikthye në Superligën e Kosovës për t’iu bashkuar Dritës. As në Gjilan nuk bëri paraqitje të cilat priteshin prej tij. Gjatë kësaj vere ai u nda me “Intelektualët” dhe arriti marrëveshje me llapjanët pas bisedave që i pati me presidentin e klubit, Beqir Batatina.


(Kosova Sot Online)