Golat e mrekullueshëm të Messit në Barcelonë që do të jetojnë përgjithmonë

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 20:46
Golat e mrekullueshëm të Messit në Barcelonë që do të jetojnë përgjithmonë

Zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona.

Marrëveshje po, por qëndrim jo – zyrtarisht Messi i ka dhënë lamtumirën Barcelonës.

Klubi ka njoftuar se Messi s’do të qëndrojë, ani pse kishin arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës gjatë ditës së sotme, por kjo s’do të ndodhë shkaku i problemeve të mëdha financiare dhe rregullave të La Ligës.

Klubi i ka uruar më të mirat njeriut që ndryshoi historinë e futbollit në përgjithësi, njeriu që i dha shumë Barcelonës.

Messi gjatë karrierës ka zhvilluar 778 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste dhe ka fituar 35 trofe.

Golin e parë e ka shënuar në vitin 2005 kundër Albacetes, derisa pjesa tjetër është histori.


(Kosova Sot Online)