S’ka fitues, ndeshja shkon në vazhdime

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 15:58
S’ka fitues, ndeshja shkon në vazhdime

Brazili ka barazuar 1-1 me Spanjën në Lojërat Olmipike dhe sfida tani do të shkojë në vazhdime, 30 minuta, ndoshta edhe në penallti.

Të dy skuadrat janë duke bërë paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike, ku synojnë medaljen e artë.

Të parët në epërsi kaluan Brazili, Matheus Cunha shënoi për 1-0 në fund të pjesës së parë, pak minuta pasi Richarlison humbi penalltinë.

Spanja reagoi në pjesën e dytë, pas disa zëvendësimeve.

Mikel Oyarzabal arriti të barazojë gjithçka duke shënuar për 1-1 në minutën e 61-të.

Deri në fund, si Spanja, ashtu edhe Brazili tentuan të gjejnë golin e artë, por ishte e pamundur për ta gjetur që tani do ta kërkojnë në 30 minuta vazhdime apo edhe nga penalltitë. 

https://clips.clippit.tv/gvbxkq/360.mp4

(Kosova Sot Online)