Atalanta lejon huazimin e Ilicic te Milan

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 16:08
Atalanta lejon huazimin e Ilicic te Milan

Josip Ilicic duket se do të transferohet te Milani.

Milani prej kohësh ka shprehur interesim për transferimin e Ilicic.

‘Rossonerët’, dëshironin vetëm huazimin e tij ndërsa Atalanta kërkonte shitjen përfundimtare.

Megjithatë sipas ‘Gazzeta dello Sport’, tani Atalanta ka ndërruar mendje edhe do ta lejojë mesfushorin të kalojë te klubi tjetër italian në formë huazimi.

Gjiganti italian e sheh sllovenin si zëvendësues ideal të Hakan Çalhanoglu që u transferua te Interi.

Dy palët janë afër marrëveshje dhe 33-vjeçari është i gatshëm të ndryshoj skuadër.

(Kosova Sot Online)