Përshëndetja e ftohtë e Messit me Laportan

  • S.A /
  • 09 August 2021 - 11:24
Përshëndetja e ftohtë e Messit me Laportan

ionel Messi dje mbajti konferencën lamtumirëse për Barcelonën dhe me lot në sy u përshëndet me klubin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Ai në konferencën për shtyp dha të gjitha sqarimet dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarve.

Para se të hynte në sallën ku do të mbante konferencën lamtumirëse, Messi u takua fillimisht me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan dhe me anëtarin e bordit drejtues, Rafa Yusten.

Por, përshendetja mes Messit dhe Laportas nuk ishte nga ato që ishim mësuar t’i shihnim.

Reklamë

Ata vetëm shtrënguan duart me njëri tjetrin pa ndonjë përqafim, duke lënë vend për dyshime se një krisje ka ndodhur mes tyre.

Kujtojmë se kur presidenti Laporta i kishte fituar zgjedhjet, ai u përqafua ngrohtësisht me Messin, gjë që nuk e pamë dje.

(Kosova Sot Online )