FFK uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shumë

  • A.P /
  • 27 May 2026 - 09:30
FFK uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shumë

Federata e Futbollit e Kosovës u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, FFK u dëshiroi të gjithë besimtarëve paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familje.

“Kjo festë e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke përcjellë vlera të respektit, mirëkuptimit dhe dashurisë. Me fat!”.

(Kosova Sot Online)