Pique zbulon “fajtorin” e vërtetë për largimin e Messit

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 14:57
Pique zbulon “fajtorin” e vërtetë për largimin e Messit

Barcelona luajti dje për herë të parë pa Lionel Messin.

Skuadra katalunase arriti të shënoi fitore ndaj Juventusit me rezultat 3-0.

Pavarësisht fitore, qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique deklaroi se Barcelona është e thyer pa Leo Messin.

Ai poashtu zbuloi fajtorin e vërtetë për largimin e yllit argjentinas, Leo Messi.

Sipas tij menaxhimi i dobët i ish presidentit të Barcelonës, Bartomeu solli largimin e Messit.

“Menaxhimi i dobët i klubit na ka penalizuar sezonet e fundit. Por historia tregon se ne dimë të ngrihemi. Është shumë e vështirë për ne kur largohet lojtari më i mirë në histori“, tha spanjolli.

(Kosova Sot Online)