PSG-ja do ta mbajë Mbappen edhe nëse e transferon Messin

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 15:33
PSG-ja do ta mbajë Mbappen edhe nëse e transferon Messin

Parisienët janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin francez edhe nëse e transferojnë sulmuesin argjentinas. PSG-ja e ka përgatitur një ofertë të majme dhe afatgjate për kampionin e botës me Francën

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe. Madje, mediat franceze shkruajnë se klubi parisien do të mundohet ta mbajë sulmuesin kryesor edhe nëse e transferon Lionel Messin.

Kampioni i botës me Francën është bërë objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë. E ardhmja e tij është vënë në dyshim pasi ai nuk e ka vazhduar ende kontratën. Ish-futbollisti i Monacos ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës aktuale.

Sidoqoftë, arritja e Messit në Paris mund ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën, për ta bërë një treshe të frikshme në sulm bashkë me Neymarin. 22 vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. 

(Kosova Sot Online)