Çfarë mund të shohim në La Liga këtë vit

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 23:58
Çfarë mund të shohim në La Liga këtë vit

Çfarë mund të shohim në La Liga këtë vit

Cristiano, Sergio Ramos, Varane, Neymar dhe tani Messi janë disa nga yjet që u larguan nga La Liga në vitet e fundit

La Liga është konsideruar si shtëpia e shumë yjeve. Aty ishin edhe dy lojtarët më të mirë te të gjitha koghërave – Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dhe shumë talente të tjerë po ashtu.

Tani, derisa Messi mund të nënshkruajë me Paris Saint-Germain gara kryesor spanjolle ka rënë shumë, por ende ka shumë gjëra që ndoshta ja vlen koha e juaj që ta përcillni atë.

Barazia

Me Real Madridin dhe Barcelonën që janë dobësuar shumë, gara për titull do të jetë shumë më e hapur, me kampionët në fuqi Atletico Madrid që mund ta mbrojë titullin e kampionit.

Më shumë se dueli mes dy skuadrave të El Clasicos dhe Atleti, Sevilla nuk mund të përjashtohet se mund të fitojë titullin më 2021/22 pasi që ata ishin afër sezonin e kaluar, duke luftuar për të deri në ndeshjet e fundit të sezonit.

Talentet e rinj

Sergio Ramos dhe Messi u larguan këtë verë, por ka shumë talent të rinj që mund t’i shohim. Pedri është shembulli më i mirë i kësaj, ai do ta fillojë sezonin e dytë në top formë këtë sezon. Ai luajti 73 ndeshje sezonin e kaluar dhe është gati të kthehet në stërvitje, edhe pse ai nuk ka bërë asnjë pushim këtë vit.

Sukseset…në të kaluarën

Ende ka shumë lojtar elitar në Spanjë, por ka shumë pikëpyetje për ta. Ditët e mira të Eden Hazard dhe Gareth Bale mund të jenë pas, por njëjtë mund të thuhet edhe për prurjen e re Sergio Agueron në Barcelonë dhe Erik Lamelan në Sevilla.

Ata ende kanë shumë gjëra për të dhënë, por një nga arsyet që ata kanë pasur rënie janë sezonet e tyre të mëparshme kur ata kanë dhënë maksimumin.

Rikthehen disa klube historike

Rayo Vallecano, Real Mallorca dhe Espanyol kthehen në La Liga këtë vit dhe ato të gjitha do të kërkojnë që mos të binë nga liga në prill dhe maj. Ato do të përpiqen që të jenë më të mira se Getafe, Levante, Elche, Cadiz dhe disa tjera.

Çfarë mund të presim

Shumë lojtarë kanë arritur këtë verë, me David Alaba, Rodrigo De Paul, Memphis Depay dhe Eric Garcia që janë disa nga emrat e mëdhenj.

Klubet e La Ligës nuk i kanë paratë që kishin dikur, por emrat si Kylian Mbappe dhe Erlind Haaland janë emra që vazhdimisht përmendën për kalim në Spanjë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)