Florenzi shumë afër kalimit në Milan

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 14:05
Florenzi shumë afër kalimit në Milan

Mbrojtësi i djathtë i Romës, Alessandro Florenzi pritet që të kalojë në Milan  në formë huazimi me opsion blerjen që do të lidhet me formën e tij në Ligën Kampionëve

Italiani është duke shikuar për një klub të ri këtë verë pasi që ai nuk është i dëshirueshëm për planet e Jose Mourinhos në Olimpico.

Milan është raportuar se janë të interesuar për sulmuesin dhe La Gazzetta dello Sport ka shkruar se ai është shumë afër kuqezinjve.

Corriere della Sera shkruan që ish kapiteni i Romës do të kalojë në Milano si i huazuar me opsion blerjen. Blerja do të jetë obligative nëse kuqezinjtë kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Tuttosport shton se dy palët janë ende në negociata por që ish lojtari i Valencias dhe Paris Saint-Germain dhe që ai do të kalojë në Milan.

Florenzi, i cili mbush 30 vjet në mars, ka luajtur 280 ndeshje për Giallorossi, por nuk ka qenë pjesë e tyre prej që u largua në Spanjë në pjesën e dytë të sezonit 2019-20. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar në PSG ku luajti 36 ndeshje dhe shënoi dy gola. 

(Kosova Sot Online)