Atletico tentoi ta transferojë Messi në momentet e fundit

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 15:14
 Atletico tentoi ta transferojë Messi në momentet e fundit

Atletico Madrid ka tentuar orët e fundit që ta bind Messi të kalojë të kjo skuadër, duke refuzuar Paris Saint Germain

Siç shkruan Movistar Plus, Atletico ka luajtur rolin e skuadrës që ka dashur ta transferojë Messi në skuadër pas largimit të tij nga Barcelona.

Kjo media shkruan që Diego Simeone personalisht e ka telefonuar 34 vjeçarin për ta bindur atë që të luajë në Ëanda Metropolitano, ku ai do të mund të ribashkohej me ish shokun e tij te Barcelona, Luis Suarez.

Madje, media shkruan se Messi dhe familja e tij e kanë marrë shumë seriozisht këtë ofertë, por argjentinasi në fund ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online)