Kështu po e presin Messin në Paris

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 15:44
Kështu po e presin Messin në Paris

Lionel Messi do ta bëjë sonte transferimin e tij historik në Paris Saint Germain

Tanimë ai është në aeroportin e Parisit derisa tifozë të shumtë janë duke e pritur atë në Parc des Princes por edhe në aeroport.

Policë të shumtë janë parë në aeroportin “Le Bourget” të Parisit ku sigurimi i aeroportit ka vënë para aeroportit barriera për tifozët.

Në anën tjetër gazeta “Deportes Quatro” ka shkruar se para stadiumit kanë filluar të bëhen përgatitjet e nevojshme për ta mirëpritur Messin në Paris.


(Kosova Sot Online)