
Llopis: Reverter dhe Perez bindën Laportan që ta largojë Messin nga Barcelona

Zyrtari i Barcelonës është treguar shumë kritik ndaj CEO-së së Barcelonës dhe Presidentit të Real Madridit
Jaume Llopis, një zyrtar i Espai në bordin e Barçës, i cili dha dorëheqje menjëherë nga posti i tij pas largimit të Messit nga Barcelona, beson që Juan Laporta është bindur nga CEO i kubit Ferran Reverter dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez që ta lejojë largimin e argjentinasit.
Në fakt, Llopis ka shkuar aq larg saqë ka thënë se Laporta nuk është ai që ka autoritet në Camp Nout; por ky person është Reverter.
“CEO i ri (Reverter) është shefi aty. Me sa di unë gjithçka kalon përmes CEO-së, gjithçka nënshkruhet nga CEO dhe jo nga presidenti”, tha Llopis për Cadena SER.
“CEO e ka kërcenuar Joan Laportan me dorëheqjen e tij dhe ai ka një kontratë të hekurt, sidomos nëse ai nënshkruan me CVC (marrëveshjen e LA Ligas).
“Laporta është në presion nga CEO i klubit, kurse në anën tjetër, Florentino e bindi atë. Në mes të këtyre dyve ata e bindën atë që ta largojë Messin (nga Barcelona) dhe të mos nënshkruajë me CVC”.
Llopis ka theksuar se ndikimi i Florentino Perez tashmë është parë si dhe shoqëria që ai ka me CEO-në e tanishëm të Barcelonës.
“Messi vetvetiu e ka thënë fjalën e tij: ‘E reduktoj pagën për 50 për qind dhe ata nuk me kanë kërkuar ndonjë gjë tjetër’. CVC nuk janë një fond grabitçar ashtu thuhet, ata janë investitor shumë serioz”, ka theksuar Llopis.
“Është e vërtetë që kontrata e tyre e parë nuk ishte pranuar për shkak se, sipas Laportas, kishte hipoteka për të drejtat televizive të Barcelonës për 50 vitet e ardhshme, por CVC ka dashur të negociojë. Ata nuk negociuan”.
“Laporta ishte bindur nga Ferran Reverter, CEO i ri, që nuk ishte e mundur që ata të nënshkruajnë me CVC si dhe me Florentino Lerez për projektin e Super Ligës së Europës”.
“Po ashtu ndodhi që Ferran Reverter është një mik i vjetër me Florentino Perez ku ata e kanë bindur bashkë Laportën që të bëj ndryshime radikale dhe që ai vazhdimisht ka refuzuar negocimin”.
“Çka është edhe më befasi se ishin 25 ditë deri në fund të afatit kalimtar dhe ata ende kërkonin që të shikojnë për zgjidhje të tjera. Ata refuzuan të negociojnë me Messi dhe CVC. Kjo ishte një zgjidhje perfektë për Florentino Perezin, i cili besohet se tani do ta kërkojë me ngulm Kylian Mbappen nga PSG”.
(Kosova Sot Online)