Messi do të prezantohet nesër si futbollist i PSG-së

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 19:16
Messi do të prezantohet nesër si futbollist i PSG-së

Paris Saint-Germain ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media nesër.

Aty do të flasë Messi, pas nënshkrimit të marrëveshjes me PSG-ne.

Konferenca për media do të mbahet nesër në “Parkun e Princave” duke filluar nga ora 11:00.

Paraprakisht, klubi francez njoftoi në një formë transferimin e Messit, teksa publikoi edhe një video të gjashtë Topave të Artë, të fituar nga vetëm një njeri, Lionel Messi.

Ndërkohë, Messi ka ateruar në Paris dhe ka përshëndetur fansat e këtij klubi. 

(Kosova Sot Online)