Zbulohet numri që do ta mbajë Messi në PSG

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 21:52
Zbulohet numri që do ta mbajë Messi në PSG

Ende nuk është zyrtarizuar, por tashmë dihet se Messi do të luajë për Paris Saint-Germain në të paktën dy edicionet e ardhshme.

Teksa minutë pas minuti pritet zyrtarizimi i tij, tashmë është bërë i ditur edhe numri që do ta bartë Messi në fanellë.

Ai do ta ketë numrin 30, duke e lënë Neymarin ta bartë numrin 10.

Prezantimi i tij pritet të bëhet nesër në “Parkun e Princave” në orën 11.

(Kosova Sot Online)