Dita e parë e Messit në PSG, gjithçka që nuk u pa

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 09:58
Dita e parë e Messit në PSG, gjithçka që nuk u pa

Leo Messi tashmë është futbollist i PSG-së.

Ai kreu testet mjekësore të martën dhe u zyrtarizua te Paris Saint Germain.

Leo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër, ai do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

Messi do të dali sot për herë të parë në një konferencë si lojtar i PSG-së, për t’u prezantuar te klubi ku do të luajë me shumë gjasa deri më 2024.

Dita e parë në Paris ishte çmenduri për Messin, pasi tifozët ishin gjithandej duke e pritur argjentinasin dhe për më shumë mund të shikoni videon më poshtë.

(Kosova Sot Online)