Dita e prezantimit të Lionel Messit

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 10:00
Dita e prezantimit të Lionel Messit

Doli në konferencë me lot në sy ditë më parë, duke i dhënë lamtumirën klubit të fëmijërisë, Barcelonës.

Lionel Messi do të dali sërish në konferencë, por kësaj radhe i buzëqeshur për transferimin te Paris Saint Germain, ashtu siç u pa dje gjatë gjithë ditës deri te zyrtarizimi nga ana e PSG-së.

Duke filluar nga ora 11:00, në Parc des Princes, Messi, i shoqëruar mesiguri nga numri një i klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Ai do të paraqitet për herë të parë në konferencë si lojtar i PSG-së.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Parisin, deri më 2023, por me mundësi vazhdimi deri më 2024.

Ai do të fitojë rreth 35 milionë euro në sezon te PSG.

Dita e parë e Messit në Paris ishte e çmendur, me tifozë të PSG-së që e prisnin në të gjitha anët, aeroport, stadium, hotel – çdo kund ku Messi paraqitej dhe ai mezi po pret për këtë aventurë të re.

(Kosova Sot Online)