S’ka më fanella të Lionel Messit!

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:26
S’ka më fanella të Lionel Messit!

Cmenduri ajo që po ndodh në Paris Saint Germain.

Ende pa u bërë 24 orë nga zytarizimi i Lionel Messit dhe hedhjes së fanellave në faqen zyrtare, ato janë shitur.

Lajmin e bëjnë të ditur media të shumta, derisa po qarkullon diçka e tillë edhe në twitter.

Tifozë në gjithë botën kanë pushtuar faqen e klubit për ta blerë fanellën e Messit me numër 30 që tani për tani s’ka më.

Kjo është përtej pritshmërive të klubit, që do t’i duhet të prodhojnë shumë më shumë, pasi Messi është Messi dhe kush s’do të donte ta kishte një fanellë të 34-vjeçarit.

Leo do të prezantohet pas pak te Paris Saint Germain. 

(Kosova Sot Online)