Prapaskenat – Si e përballon PSG transferimin e Messit?

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:48
Prapaskenat – Si e përballon PSG transferimin e Messit?

PSG-ja është skuadra që ka shpenzuar më shumë para se çdo ekip tjetër në kampionatin francez.

Pas publikimit të shifrave rezultuan 124 milionë euro humbje, një deficit që shkoi 250 milionë duke nisur nga 1 korriku, kur fillojnë bilancet për sezonin e ardhshëm.

Pyetja që bëjnë të gjithë tifozët është: Si mundet PSG-ja të transferojë Lionel Messin, edhe kur ka kaq shumë borxhe? Ekonomikisht është thuajse e pamundur, sepse për këtë arsye u largua nga Barcelona.

Por “DNCG”, organizata e ngarkuar për llogaritë dhe bilancet e klubeve në Francë ka si objektiv që të sigurojë mbijetesën ekonomike të klubeve në Ligue 1.

Duhet thënë se klubet duhet të garantojnë, se pavarësisht humbjeve të shumta mund të mbijetojnë dhe të lëvizin përmes humbjeve të logjikshme.

Pavarësisht se synimi i futbollit është që të ekuilibrojë blerjet me shitjet, Naser Al Khelaifi e ka forcën financiare që t’i mbulojë shpenzimet e tij përmes huave dhe personave të tretë.

Sigurisht që drejtori sportiv, Leonardo ka shumë punë për të bërë. Sipas “L’Equipe”, PSG-ja është e detyruar që të shesë për të arritur afro 180 milionë euro ose të paktën t’i afrohet kësaj shifre.

Por, në lajmet e fundit thuhet se nuk është detyrim shitja e futbollistëve. Sigurisht që “DNCG” i ka tërhequr vëmendjen skuadrës së PSG-së që në rast se do të rriten akoma më shumë borxhi dhe humbjet, atëherë duhet të bëjnë patjetër shitje për t’i balancuar.

Duhet të kujtojmë që edhe UEFA është treguar pak më tolerante që pas pandemisë, por problemi është që nga kjo gjë po përfiton vetëm PSG-ja dhe disa skuadra të tjera.

(Kosova Sot Online)