Çmenduri para “Parc des Princes” për Leo Messin

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 12:38
Çmenduri para “Parc des Princes” për Leo Messin

Leo Messi është prezantuar si lojtar i Paris Saint Germain.

Në Parc des Princes, Leo ka premtuar atë që të gjithë e presin te PSG, trofeun e Champiosn League, pasi ëndërron ta fitojë edhe një të tillë, derisa e ka fituar katër herë me Barcelonën.

Teksa ai po prezantohej, jashtë Parc des Princes, qindra tifozë brohoritnin emrin e tij, të lumtur që më në fund e kanë në skuadrën e tyre më të mirin në botë.

(Kosova Sot Online)