“Morëm atë që e bëri futbollin magjik”

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 12:40
“Morëm atë që e bëri futbollin magjik”

Lionel Messi është goditja e madhe e PSG këtë verë, pas afrimeve të bujshme të Sergio Ramos dhe Gigio Donnarumma me parametra zero.

E njëjta strategji edhe me Wijnaldum, ndërsa Achraf Hakimi u ka kushtuar francezëve 60 milion euro.

Messi ditën e djeshme zbarkoi në Paris dhe përshëndeti fansat, që të shumta kishin dalë ta prisnin në aeroport. Sot sulmuesi argjentinas ka dalë edhe para mediave, në konferencën për shtyp të organizuar nga PSG, krah presidentit Nasser Al Khelaifi.

Presidenti i PSG foli i pari: “Jam krenar që prezantoj Messin, Është ditë historike për klubin dhe për futbollin botëror. Të gjithë e dinë se është vetëm një lojtar që e ka fituar Topin e Artë 6 herë. Messi e ka bërë futbollin magjik dhe është një fitues”.

“10 vite më parë thonin se çfarë do të bëjmë në klub. Kishim një projekt dhe jemi krenarë për atë që kemi bërë. Kemi arritur marrëveshjen me lojtarin më të mirë në botë. Leo, dua t’ju falënderoj ju, babanë e tij Jorge dhe ekipin e tij, ekipin tim, Leonardon. Jam krenar për punën e bërë, flas nga thellësia e zemrës. Ju uroj mirëseardhjen te PSG dhe shoh që fëmijët tuaj janë të lumtur këtu”.

“Ne kemi ndjekur nga dita e parë rregullat e FFP. Para se të veprojmë ekipi ynë financiar kontrollon gjithçka. Ne kishim kapacitetin për të firmosur me Messin dhe do të ndjekim gjithmonë rregullat”.

(Kosova Sot Online)