Fëmijët e Messit me fanella të PSG-së

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 12:43
Fëmijët e Messit me fanella të PSG-së

Lionel Messi u shfaq së bashku me familjen e tij në stadiumin “Parc des Princes” sot para se ta mbante konferencën për shtyp. Dhe, përpos yllit argjentinas, vëmendja e të gjithëve u fokusua edhe tek fëmijët e tij.

Në fakt, bijtë e 34 vjeçarit, Thiago, Mateo e Ciro ishin veshur me fanella të Paris Saint-Germainit. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo, e cila e shoqëronte gjashtë herë fituesin e Topit të Artë së bashku me pronarin e klubit, Nasser Al-Khelaifi dhe zyrtarë të tjerë të klubit.

Fëmijët kanë qenë gjithmonë përkrah Messit, të cilin e kanë mbështetur shpesh në stadium, sa herë që ka luajtur për Barcelonën, e kohë pas kohe edhe për Argjentinën.

E të njëjtën gjë ata, bashkë me nënën e tyre, pritet ta bëjnë edhe në ndeshjet që do t’i zhvillojë futbollisti më i mirë në botë tash e tutje me Paris Saint-Germainin. 

(Kosova Sot Online)