Mbappe e injoron transferimin e Messit në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 09:28
 Mbappe e injoron transferimin e Messit në rrjetet sociale

Lionel Messi tashmë është futbollist i Paris Saint Germain.

Nuk ka futbollistë në PSG që nuk i është gëzuar ardhjes së 34-vjeçarit, megjithatë, ka edhe nga ata që nuk kanë bërë asnjë vepër për t’i uruar mirëseardhje argjentinasit.

Sipas El Chiringuito, Kylian Mbappe nuk ka bërë asnjë like të postimeve të Messit që janë të shumta nga ana e PSG-së.

Francezi duket se është i vendosur që të shkojë në Real Madrid.

Shansi të luash me më të mirin në histori nuk të vjen shpesh, por edhe vërteta tjetër sipas mediave franceze është se Mbappe ndjen se tani e tutje do të mbetet hija e Messit.

(Kosova Sot Online)