Renditja e re e FIFA-s, bie Shqipëria

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 12:32
Renditja e re e FIFA-s, bie Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re para ndeshjeve të shtatorit.

Shqipëria ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s. 

Shqipëria ka humbur tri vende dhe tani renditet në pozitën e 69.

Në ranglistën e majit, Shqipëria renditej në pozitën e 66-të.

Shqipëria humbi një ndeshje dhe barazoi një tjetër në qershor, dhe kjo i kushtoi edhe me humbjen e vendeve.

Belgjika vazhdon të jetë në pozitën e parë, si më e mira – që ndiqet nga Brazili që e ka zbritur Francën në pozitën e tretë.

Ngritja kanë pasur edhe kampionët, Italia dhe Argjentina.

Italia aktualisht renditet e pesta, kurse Argjentina e gjashta. 

(Kosova Sot Online)