Westbrook mendon se Lebron James është më i miri

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 16:52
Westbrook mendon se Lebron James është më i miri

Russell Westbrook ka folur për mundësinë e tij që tani të jetë në një skuadër me LeBron James.

Ish lojtari i Oklahoma, Houston e Washington ka vendosur që tani të vazhdojë karrierën e tij me Los Angeles Lakers, ku do të ketë shok skuadre ‘Mbretin’ LeBron James.

Fundori mezi pret që të luajë krah LeBron dhe konsideron atë si lojtarin më të mirë që luan basketboll.

“Bron është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur këtë sport dhe aftësia e tij për të bërë gjithçka në parket më lejon të shoh se po shkojmë për një titull kampion”, ka thënë Russ, transmeton Periskopi.

“Unë duhet të jem i sigurt se po bëj më të mirën për t’ia lehtësuar punën atij dhe do të gjej rrugën për ta bërë këtë gjatë lojës”, shtoi Westbrook.

Lakers, me emra si LeBron, Westbrook, Davis e Carmelo, shihen si favoritët për të fituar titullin e kampionit në NBA.

(Kosova Sot Online)