Stërvitja e fundit e Messit para prezantimit në ‘Parc des Princes’

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 14:08
Stërvitja e fundit e Messit para prezantimit në ‘Parc des Princes’

Lionel Messi ka zhvilluar stërvitjen e dytë me fanellën e Paris Saint Germain.

Ai është parë gjithnjë në prani të Neymar Junior, natyrisht, afër po i qëndrojnë edhe shokët e Argjentinës, në veçanti Angel di Maria.

Kjo është stërvitja e fundit e PSG-së para ndeshjes së dytë në Ligue 1 kundër Strasbourg që do të zhvillohet në Parc des Princes.

Do të jetë mbrëmje e veçantë sepse para startit të ndeshjes në ora 21:00, në stadium do të zbresë Lionel Messi, për t’u prezantuar para mijëra tifozëve. 

(Kosova Sot Online)