Messi dhe Neymar nuk u ndanë për asnjë moment në stërvitje

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 18:52
Messi dhe Neymar nuk u ndanë për asnjë moment në stërvitje

Të dy janë të njohur si shokë shumë të ngushtë

Gjithmonë është thënë që Neymar dhe Lionel Messi do të luajnë së bashku, edhe pse është dashur para që ta sjellin atë në Paris Saint-Germain, por tani dyshja janë parë të pandarë në stërvitjen e tyre të parë në kryeqytetin francez.

Mediat janë mbledhur për ta parë Messin dhe stërvitjen e tij me shokët e skuadrës për herë të tretë në total para ndeshjes së parë në Ligue 1 kundër Strasbourg të shtunën.

Messi nuk do të involvohet në këtë ndeshje, por ai është stërvitur bashkë me bashkëvendasit e tyre argjentinas si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.

Kamerat e kanë fokusuar më së shumti Messi gjatë këtij sesioni, ku ai është parë vazhdimisht me Neymar, të dy në humor të mirë.


(Kosova Sot Online)