Federer pritet të mungojë gjatë, do të operohet

  • G.g /
  • 16 August 2021 - 10:18
Federer pritet të mungojë gjatë, do të operohet

Roger Federer njoftoi në Instagram të Dielën se do të humbasë US Open dhe “shumë muaj” pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

“Unë dua të ndiej një shpresë për t’u kthyer në një farë mënyre. Unë jam realist, mos më keqkuptoni. Unë e di se sa e vështirë është në moshën time t’i nënshtrohem një operacioni tjetër. Do të provoj. Unë dua të qëndroj i gatshëm”, tha 40-vjeçari zviceran.

Ylli zviceran, i cili mbushi 40 vjeç më 8 gusht, iu nënshtrua operacioneve artroskopike të gjurit të djathtë në shkurt 2020 dhe maj 2020.

Federer ka luajtur pesë turne që nga kryerja e atyre operacioneve, të gjitha erdhën këtë sezon.

(Kosova Sot Online)