Messi demolon PSG-në në stërvitje

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 22:02
Messi demolon PSG-në në stërvitje

Një mori golash e shënuar nga Messi në sesionin e fundit stërvitor të PSG-së

Leo Messi pritet që ta bëj debutimin e tij me Paris Saint-Germain, por argjentinasi e ka demoluar ekipin e PSG-së në stërvitje gjatë ditës së sotme.

Ish sulmuesi i Barcelonës po punon që të kthehet në gjendjen më të mirë fizike të tij pas aventurës në Copa Amerika këtë verë me vendin e tij derisa është dukur në formë gjatë stërvitjeve me klubin e tij të ri.

Në një video që është postuar nga klubi francez, Messi dominon skuadrën në stërvitje duke shënuar një seri golash në një ndeshje të luajtur në fushë të vogël.

Është thënë gjithmonë nga shokët e tij të Barcelona, si Gerard Pique dhe Thierry Henry se si Messi i merr shumë seriozisht ndeshjet stërvitore dhe dëshira e tij për të shënuar dhe fituar me klubin e tij të ri tashmë është evidente. 

(Kosova Sot Online)