Atalanta tremb Interin me çmimin për Zapatan

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 23:00
Atalanta tremb Interin me çmimin për Zapatan

Agjentët e Duvan Zapatas po përpiqen që ta transferojnë atë në Inter, por klubi thuhet se ka trembur Interin me çmimin që ka kërkuar për të, 30 milionë euro plus bonuset

Kolumbiani është gati për ta bërë hapin e radhës për të kaluar të fituesit e Scudettos, ku do të dëshironte që ta zëvendësonte Romelu Lukakun, i cili u largua për në Chelsea.

Sipas ekspertit të transferove Sportitalia, Alfredo Pedulla, agjenti i lojtarit ishte në Itali sot për të negociuar ballë për ballë me përfaqësuesit e Interit dhe Atalantas.

Megjithatë, derisa ai ka theksuar se 30 vjeçari dëshiron të largohet, Interi nuk është i përgatitur ta plotësojë kërkesën apo shumën që Atalanta kërkon për të – që është 30 milionë euro plus bonuset.

La Dea ende nuk janë gjithashtu të gatshëm që ta lejojnë largimin e Duvan Zapatas para se të fillojë sezoni në Serie A, pasi që ata do ta kenë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësim për të.

(Kosova Sot Online)