Nuno i pasigurt se a do të luajë Kane kundër Wolves

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 23:16
Nuno i pasigurt se a do të luajë Kane kundër Wolves

Sulmuesi anglez ende nuk ka debutuar këtë sezon derisa mendohet se ai dëshiron të kalojë në skuadrën e Pep Guardiolas

Menaxheri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo ka thënë se ai nuk është i sigurt nëse Harry Kane do të jetë gati të luajë kundër Wolves të dielën.

Kane, i cili thuhet se ka për qëllim kalimin të Manchester City, është rikthyer në stërvije me Spurs derisa ai pret debutimin për sezonin 2021/22.

Kapiteni i Anglisë pritet të mungojë edhe në ndeshjen e së enjten në Konferencë Ligën e Europës ku Tottenham do të përballet me Pacos de Ferreira dhe pritet të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të lugës ku Spurs luan kundër Wolves.

“Nuk mund të përgjigjem në këtë. Mund të përgjigjem në atë se ai çdo herë po përmirësohet dhe po përmirësohet, është më mirë fizikisht dhe ai do t’i bashkohet grupit të premten. Pastaj, ne do të shohim, ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp kur u pyet se a do të luajë Kane kundër Wolves.

“Ai është më i mirë se dhe shpresojmë që ai të jetë më i mirë nesër. Kështu punojnë të gjithë lojtarët. Përmirësohen dhe ushtrojnë në palestër”.

“Ne flasim më të gjithë lojtarët në baza ditore. Është normal që ne flasim për të gjitha më ta”, tha Nuno kur u pyet se a ka folur me lojtarin.

“Ai ndoshta është sulmuesi më i mirë në botë dhe po stërvitet me ne”, ka thënë mbrojtësi i majtë i Spurs, Ben Davies. “Të tjera janë jashtë dorës sime por natyrisht ne e dëshirojmë atë në skuadër dhe jo jashtë saj”. 

(Kosova Sot Online)