Argjentina publikon listën, ftohet Messi

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 16:57
Argjentina publikon listën, ftohet Messi

Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar listën e kombëtares së Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës Katari 2022.

Pasi fitoi Copa American, Argjentina rikthehet të garojë për të siguruar një vend në Kupën e Botës që mbahet në vitin tjetër.

I ftuar për këto ndeshje është edhe futbollisti më i ri i PSG-së, Lionel Messi. Ai ende nuk ka bërë debutimin me PSG-në, ndërsa pritet të ketë minuta në ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Reims.

Anash Lionel Messi, emra tjerë që shihen në listë janë edhe Paulo Dybala, Lautaro Martinez etj.


(Kosova Sot Online)