Mësohet se kur do të rikthehet Ansu Fat

  • S.A /
  • 24 August 2021 - 13:26
Mësohet se kur do të rikthehet Ansu Fat

Lajme të mira për Barcelonën. Talenti, Ansu Fati është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi që pësoi muaj më parë.

Sulmuesi i ri i Barcelonës mori pjesë në seancën stërvitore grupore këtë të martë dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.

Pas gati tetë muajsh mungesë, katër operacione dhe ndryshime të kirurgëve, Ansu Fati u rikthye këtë muaj në fushat e blerta për të bërë stërvitje specifike./

Ta shohësh atë në stërvitje i jep shpresë ekipit katalonas, pasi ai ka kualitete të mëdha si futbollist.

Ai pritet të jetë në fushë në ndeshjen e xhiros së katërt kur Barcelona takohet me Sevillan.

Duket që Ansu Fati po rikuperohet pak nga pak, pas lëndimit në meniskusin e gjurit të majtë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online )