Richarlison në vend të Mbappes

  • S.A /
  • 25 August 2021 - 14:08
Richarlison në vend të Mbappes

Paris Saint-Germaini e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e sulmuesit francez në largim, i cili mund t’i bashkohet Real Madridit në ditët në vazhdim

Paris Saint-Germaini e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin potencial të Kylian Mbappes.

Ylli francez mund t’i bashkohet Real Madridit në fund të afatit kalimtar të verës.

Dhe, gjigantët parisienë nuk po rrinë duarkryq.Ata ia kanë vënë syrin sulmuesit brazilian, Richarlison, njofton “Eurosport”.

Vlera e sulmuesit të Evertonit është rritur muajt e fundit pasi luajti në Copa America dhe në Olimpiadë.

PSG ka raporte të mira me Evertonin pasi e kishte marrë Moise Kean vitin e kaluar.

Gjithashtu, nga “Toffees” e kishte transferuar edhe Idrissa Gueyen në vitin 2019.

Richarlison nga ana e tij do ta mirëpriste një transferim eventual në “Parkun e Princave”.

(Kosova Sot Online )