Vllaznia zyrtarisht me një pronar, Alban Xhaferi blen aksionet e klubit

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 12:01
Vllaznia zyrtarisht me një pronar, Alban Xhaferi blen aksionet e klubit

Vllaznia zyrtarisht me një President. Alban Xhaferi është pronari i ri i klubit shkodran me mbylljen e procesit të privatizimit të klubit, pasi ka fituar ankandin për blerjen e aksioneve.

Njoftimi është bërë nga Bashkia Shkodër që nëpërmjet një komunikate zyrtare ka shpallur si fituesin e ankandit për shijen e 100% të aksioneve të KF Vllaznia Sh.A., bashkimin e operatorëve ekonomike “ALBASPORT & ENTERTAINTMENT dhe ALBAPOHOTO” që me ofertën e tyre prej 63 750 000 ( gjashtëdhjetë e 3 milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë lekë) bëjnë të tyrin klubin shkodran.

Bashkimi i këtyre operatorëve përfaqësohet pikërisht nga Alban Xhaferi që deri dje me statusin e sponsporit, tanimë është pronar i klubit Vllaznia duke patur dorë të lirë me status fuqiplotë për vazhdimësinë e projektit të nisur një vit më parë. Pas shpalljes së fituesit tani Alban Xhaferi do të lidhe edhe kontratën me Bashkisë Shkodër si akt i fundit procedurial për kalimin në pronësi të klubit.

Një çështje formale siç e parashikon procedura ku në kontratë do të përkufizohen edhe detajet e fundit teknike në lidhje me kryerjen e pagesave dhe çështje të tjera teknike. Në ankandin e zhvilluar nga Bashkia Shkodër ishin paraqitur edhe dy ofertues të tjerë, bie në sy oferta fillestare e Joni SHPK, prej 150 milionë lekësh, më shumë se dyfishi i shumës së ofertës fituese, por burime brenda klubit saktësojnë se kompania në fjalë pas paraqitjes në fjalë nuk ka vazhduar më procedurat e ankandit, dhe për këtë arsye është konsideruar e skualifikuar, si dhe oferta e Almiro Gurakuqit prej 45 milionë e tetëqind mijë lekësh, i skualifikuar nga Bashkia.

Vendim të cilin Gurakuqi e ankimoi fillimisht në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më pas në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë, por në të dyja instancat organet përkatëse i dhanë të drejtë Bashkisë Shkodër.

(Kosova Sot Online)