“Italia të jetë model për Gjermaninë pas Euro 2020”

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 22:10
“Italia të jetë model për Gjermaninë pas Euro 2020”

Ish fituesi i Botërorit shpreson që ata ta rikuperojnë paraqitjen e tyre të dobët këtë verë me trajnerin e ri të Kombëtares, Hansi Flick

Manuel Neuer beson që Gjermania duhet ta marrë shembull Italinë derisa ata po përpiqen që të konsolidohen dhe të fitojnë përsëri trofe me Kombëtare.

Gjermania ka pasur rënie të madhe në dy paraqitjet e fundit ndërkombëtare, duke u eliminuar që në grupe në Botërorin Rusia 2018 dhe mandej në 1/8-ën e finales së Euro 2020 këtë vit.

Pas largimit të Joachim Low këtë verë, Gjermania do të fillojë një etapë të re me trajnerin e ri, Hansi Flick ku do të fillohet edhe gara për në Botërorin 2022.

Kapiteni i Gjermanisë beson se skuadra e tij duhet të mësojë nga fituesit e Euro 2020, Italia, kur është puna që të rikthehen të fitoret.

“Italia ishin si një njësi. Ju mund t’i shikonit ata sa aktivë ishin, si komunikonin, me çfarë kënaqësie ata luanin”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Italia është një shembull i mirë për ta ndjekur. Ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë si ata”.

“Kur e shikoj skuadrën tonë e di se sa potencial ne kemi, edhe nëse ne nuk e kemi arritur këtë nivel në garat e fundit. Ne duhet ta bëjmë këtë dhe të fitojmë në fushë”.

(Kosova Sot Online)