Pas një kohë të gjatë, për Zvicrën nuk starton asnjë shqiptar

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 20:16
Pas një kohë të gjatë, për Zvicrën nuk starton asnjë shqiptar

Zvicra sonte luan një ndeshje miqësore kundër kundërshtarit të Kosovës në grup, Greqisë

Zvicra pret sonte në Basel kombëtaren e Greqisë në një miqësore që do ta luajnë para ndeshjeve për kualifikime në botëror.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Zvicra do ta zhvillojë pa trajnerin e saj Petkovic, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës helvete pas përfundimit të Euro 2020.

Trajneri i ri me origjinë turke ka vendosur që në këtë miqësore mos të startojë me shqiptarë, madje ai në bankë përpos Xhakës ka lënë edhe Andi Zeqirin. 


(Kosova Sot Online)