Cristiano Ronaldo me ndeshje të çmendur, shënon dy gola në minutat e fundit

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 23:05
Cristiano Ronaldo me ndeshje të çmendur, shënon dy gola në minutat e fundit

Cristiano Ronaldo ka qenë kreatori i fitores se ndeshjes së Portugalisë sonte. Portugezi nuk u ndëshkua pas një sjellje të pahijshme që bëri në minutën e 10 të ndeshjes ku goditi me shuplakë mbrojtësin O’Shea të Republikës së Irlandës

Një sjellje tepër e pahijshme e Ronaldos, një penallti e humbur nga i njëjti lojtar dhe një fitore në fund nga Portugalia, kjo është ajo që u pa në ndeshjen Portugali-Republika e Irlandës sonte.

Portugalia e nisi me nervozizëm ndeshjen në stadiumin Algarve të Faro/Loulde.

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë ku që në minutën e 10-të u shkaktua penallti. Jeff Hendrick shkaktoi faul në zonë. Gjyqtari Matej Jug e shikoi këtë situatë. Ai menjëherë akordoi penallti edhe pse VAR sugjeroi që të kthehet ajo.

Ronaldo e mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie por para saj ai bëri një gjest tepër të pahijshëm. Sulmuesi portugezë do t’ia jepte një shuplakë mbrojtësit irlandez, O’Shea por që për këtë nuk do të ndëshkohej nga gjyqtari slloven as me karton të kuq as me karton të verdhë.

(Kosova Sot Online)