Ronaldo me numrin 7 në Manchester United

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 22:15
Ronaldo me numrin 7 në Manchester United

Ish sulmuesi i Juventusit dhe Real Madridit ka marrë numrin e tij të favorizuar me Edinson Cavani që ka marrë numrin 21

Manchester United ka treguar se Cristiano Ronaldo do të këtë numrin e tij të dëshiruar, 7 për sezonin 2021/22 në Premier Ligë.

Ronaldo u rikthye në Old Trafford pas disa viteve duke shënuar një afat të transferëve tepër interesant këtë verë.

Klubi tani ka shpalosur fanellat e reja ku ai ka trashëguar numrin e Edinson Cavanit, i cili tani ka numrin 21, derisa pritet që të debutojë për herë të dytë me “Djajtë e Kuq” këtë muaj.

“Manchester United mund të konfirmojë që Cristiano Ronaldo do të bartë numrin ikonik 7 në fanellë pas rikthimit në Old Trafford”, thuhet në një deklaratë të bërë për faqen zyrtare të klubit.

(Kosova Sot Online)