Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Greqi

  • G.G /
  • 03 September 2021 - 14:42
Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Greqi

UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Greqi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Gjyqtari francez, François Letexier do të ndajë drejtësinë në këtë takim mjaft të rëndësishëm për “Dardanët” me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.

Kjo ndeshje zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë në po të njëjtin stadium, Kosova e pret Spanjën. 

(Kosova Sot Online)