Ronaldo zbarkon në tokën e Manchesterit

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 23:41
Ronaldo zbarkon në tokën e Manchesterit

Cristiano Ronaldo ka arritur në Britaninë e Madhe, pak ditë pasi që e kompletoi kalimin sensacional nga Juventusi në Manchester United

Superylli portugez ka ateruar në aeroportin e Manchesterit të premten në mbrëmje, të njëjtën natë ku u konfirmua që ai do ta marrë numrin ikonik 7, fanellë që e kishte bartur edhe gjatë herës së parë të Zonja e Vjetër.

Ai është mirëpritur në terminalin privat nga Darren Fletcher, ish shok i tij i skuadrës dhe tani drejtor teknik në klub.

Cristiano ka dominuar tituj e mediave gjatë tërë javës dhe jo vetëm për rikthimin e tij në Manchester.

36 vjeçari theu rekord të mërkurën duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes kundër Irlandës dhe duke kaluar kështu Ali Daei pasi që shënoi 109 gola për Kombëtarën.

Ai mori edhe një karton të verdhë më vonë, duke bërë që të mos luajë në ndeshjen e radhës kundër Azerbejxhanit të martën dhe kjo bëri që ai të jetë i lirë nga Kombëtarja dhe të vije me herët në Angli.

Cristiano do t’i bashkohet në stërvitje Ole Gunnar Solskjaerit në Carrington gjatë javës së ardhshme.

Ndeshja e radhës e United është në shtëpi kundër Newcastle United në Premier Ligë më 11 shtator, derisa sezoni në Ligën e Kampionëve për Manchester nis nga kryeqyteti i Zvicrës Bern tri ditë më vonë, ku ata do të përballën me Young Boys. 


(Kosova Sot Online)